Kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj, sot ka formuar Këshillin organizativ për pritjen dhe akomodimin e të zhvendosurve nga Shqipëria, të cilët pas gjendjes së krijuar nga tërmeti janë pa kulm mbi kokë.
“Kam marr vendim për formimin e këshillit organizativ për t’i pritur dhe akomoduar të zhvendosurit-qytetarët nga Republika e Shqipërisë, për shkak të gjendjes së krijuar nga tërmeti. Të gjitha familjet do të jenë nën kujdesin tonë. Do ta kenë secila familje kujdesin e institucioneve shëndetësore, e po ashtu edhe kujdesin për ushqim, akomodim dhe gjërat tjera të nevojshme” shkruan Muharremaj në njoftim.
Ndryshe, Muharremaj ka qëndruar një natë në Shqipëri duke u solidarizuar me të prekurit nga tërmeti, ndërsa në Kosovë ka sjell disa familje për strehim.