Dyshohet për një tjetër person nën rrënoja te hotel “Mira Mare”

Dyshohet për një tjetër person nën rrënoja te hotel “Mira Mare”

Vazhdon operacioni i kërkim-shpëtimit në hotel “Mira Mare” në Durrës pasi dyshohet për një tjetër person nën rrënoja.

Tërmeti që goditi vendin mëngjesin e 26 nëntorit shkaktoi 49 viktima dhe qindra të plagosur.

Aksioni te ky hotel ishte ndërprerë pasi që mendohej se të gjithë personat që ndodheshin aty ishin nxerrë, por sot ekipet e shpëtimit përmes qenëve kanë vërejtuar se mund të jetë edhe një person tjetër nën rrënoja.