“Më fal shoku Erion”,Rama futet në ndërtesën e shkatërruar, Braçe e nxjerr me të “bërtitura” (VIDEO)

“Më fal shoku Erion”,Rama futet në ndërtesën e shkatërruar, Braçe e nxjerr me të “bërtitura” (VIDEO)

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar banesat e dëmtuara nga tërmeti në Bubq të Krujës, ku ka takuar banorët e pranishëm dhe ka parë vetë nga afër dëmet.

Teksa po inspektonte dëmet, Rama ishte i shoqëruar nga zv/kryeministri Erion Braçe, i cili i bërtiti pasi Rama hyri brenda shkollës së dëmtuar.

Biseda Braçe-Rama:

Edi Rama: Kush e ka bërë këtë?

Erion Braçe: Ekspertët e Ministrisë së Arsimit, i ka marrë Ministria.

Edi Rama: Të merren me strukturën

Erion Braçe: Pa hekur, pa kolona, pa asgjë. Shihni si është hapur vrimë ajo aty.

(Rama hyn vetë, tenton të hapë derën).

Bërtet Braçe: Zoti kryeministër, është e ndaluar të hysh brenda

Edi Rama: Më fal, ndjesë, shoku Erion…

Deri më tani raportohet për 51 viktima si pasojë e tërmetit apokaliptik që tronditi vendin orët e para të mëngjesit të 26 nëntorit.