Serbia pendohet që njohu shtetin e Maqedonisë, për shkak të Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq ka thënë se Serbia ka gabuar që ka njohur shtetin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë - me emrin që ka momentalisht. Kryediplomati serb pendohet për njohjen e shtetit të Maqedonisë, pasi thotë që "Maqedonia ka votuar gjithmonë në favor të Kosovës".

Serbia pendohet që njohu shtetin e Maqedonisë, për shkak të Kosovës

Njohja e pavarësisë së Kosovës dhe përkrahja që Maqedonia i dha Kosovës në tentimin e saj për inkuadrim në UNESCO, ka bërë që kryediplomati serb, Ivica Daçiq, të pendohet që Serbia ka njohur emrin e Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë.

Daçiq ka thënë se “ne [serbët] kemi qenë budallenj që e kemi njohur Maqeodninë nën atë emër”, raporton B92.

Për Daçiqin, njohja e Maqedonisë nga Serbia ka qenë edhe një “shuplakë” për miqtë e tyre, grekë, të cilët mbajnë qëndrim të fuqishëm kundër pavarësisë së Kosovës.

“Serbia ka bërë një gabim të madh, ashtu siç ka bërë e gjithë Evropa me njohjen e emrit të ‘Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë’, kurse ne tani presim që Greqia të mos e njoh Kosovën – përderisa ne njohëm Maqedoninë pa u konsultuar me grekët. Ata [maqedonët] gjithmojnë janë duke votuar në favor të Kosovës. Më duhet të them, ne kemi qenë budallenj”, ka thënë Daçiq.

Daçiq po ashtu ka folur edhe për marrëdhëniet e Serbisë me shtetet e tjera fqinje, duke thënë se Mali i Zi nuk ka shumë rëndësi për Serbinë. /Insajderi.com