Selimi: Nuk kam frikë nga Gjykata Speciale

Selimi: Nuk kam frikë nga Gjykata Speciale

 

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Rexhep Selimi, njëri ndër më të zëshmit të Gjykatës Speciale ka deklaruar se nuk i frikësohet aspak Gjykatës Speciale.

Ai thotë se më së shumti frikësohet nga padrejtësi.

“Padrejtësia në emër të drejtësisë është shumë e rrezikshme”.

“Gjykata Speciale është produkt i keq edhe i parlamentit të Kosovës, mazhoranca e së cilit parlament e ka votuar. Ne si Grup Parlamentar kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi kundër kësaj gjykate. Unë personalisht nuk kam frikë nga drejtësia, as nga kjo gjykatë”, ka deklaruar Selimi.

Selimi, ka folur edhe për gjendjen e rënd siç e ka quajtur ai për shtetin e Kosovës, duke akuzuar qeverinë që punoj kundër interesave të qytetarëve te Kosovës.

Ndërkohë që sipas deputeti të Lëvizjes Vetëvendosje, gjendja e sigurisë në Kosovës është e  rrezikshme dhe që mund të prodhojnë destabilitet për tërë vendin.

“Në vend që të shkonte drejtë përmirësimit, gjendja e sigurisë në Kosovë ka shkuar drejtë përkeqësimit, sidomos në ato mjedise ku ende Serbia është prezente me institucionet e saj të sigurisë. Pjesa veriore e Kosovës dhe komunat me shumicë serbe në Kosovë,po vazhdon të mbetet, jo vetëm e pasigurt por edhe me rrezikshmëri që të prodhojë destabilitet edhe më gjerë”, tha Selimi.

Mu tutje Selimi, në një intervistë për lajmi.net, ka shtuar se Kosova, duke mos formuar Forcën e saj të Armatosura, po vazhdon ta ketë një të ardhme të pasigurt për sovranitetin e saj.