“Tërmeti nuk vret, vrasin njerëzit” – flet nënkryetari i ndërtuesve

“Tërmeti nuk vret, vrasin njerëzit” – flet nënkryetari  i ndërtuesve

Pas tërmetit shkatërrues, shumë ndërtesa u deklaruan të pa banueshme dhe u vendosen të rrënohen.

Arben Dervishi, që mban post drejtues në Shoqatën e Ndërtuesve në Shqipëri ka thënë se është faktori njeri përgjegjës për tragjedinë e funditn që ndodhi në Shqipëri.

“Është një thënie e vjetër, tërmeti nuk vret, vrasin njerëzit. Tërmeti nëse do të ishim në një ambient që nuk ka ndërtesa, patjetjër që nuk do të kishte viktima”, ka thënë Derivishi.

Dervishi, që është nënkryetar i kësaj Shoqate thotë drejtpërdrejt se kush duhet të mbajë përgjegjësinë për jetët e humbura dhe dëmet e shkaktuara.

“ Këto viktima u shkaktuan nga veprimi i njeriut mbi natyre aty, pati shumë faktorë të cilët ndikuan në këtë numër viktimash, ka pasur objekte që janë ndërtuar rreth viteve të 90-ta,  nga socializmi, cilësia linte për t’i dëshiruar  kur kemi të tilla objekte organet shtetërore, do të kishin zhvilluar ri konstruktuar për t’i sanuar kishin nevojë prej këtu me norma të vete me kushte natyrisht që janë vulnerabe karshi veprimit të një tërmeti”.

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks