“Jam mes të ujit mes të baltës” banorja e Thumanës shpërthen në vaj

“Jam mes të ujit mes të baltës” banorja e Thumanës shpërthen në vaj

Pas tërmetit shkatërrues qytetin e Durrësit e mbuluan çadrat, pas gjendjes emergjente  nisi një zhvendosje e banorëve drejt zonave më të sigurta. Disa përfunduan duke u strehuar edhe në Kosovë. Banorët e mbetur në Durrës e Thumanë, para kamerave i përshkruajnë ditët që pasuan si momentet kur sidomos Durrësi mund të përshkruhej si një qytet fantazmë. Ku përveç njerëzve  kishin ikur edhe kafshët e pastrehë.

Një banore e Thumanës për Indoks mes lotësh ka rrëfyer për jetën e jo njerëzore që po përjeton pas tërmetit që goditin Durrësin.

“Jam mes të ujit mes të baltës me të thanë të drejtën vetëm në mënyrë ç’njerëzore. Vetëm se nuk e di ka me shku ma ndej, me kërku ndihmë s’di ku të kërkoj, bashkia këtu as nuk jep ndihmë për.. s’më kanë dhanë ndihmë për kurgja. Pavarësisht që ndihmat janë shku në bashki ato i kanë përdor si mbas qefit të vet, jo si mbas njerëzve në nevojë”.

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks