Profil| Kush është Enver Shala, biznesmeni i arrestuar për ndërtime pa leje në Durrës

Profil| Kush është Enver Shala, biznesmeni i arrestuar për ndërtime pa leje në Durrës

Mediat në Shqipëri kanë publikuar lista të ndryshme të hoteleve që u rrënuan nga tërmeti dhe atyre që janë dëmtuar aq sa duhet të rrënohen nga autoritetet. Në mesin e tyre është edhe ky hotel, “Tropikal”, ku humbën jetën edhe dy kosovarët: Isa dhe Shemsedin Abazi.

Jo larg këtij hoteli ishte edhe hotel “MiaMara”. Edhe aty humbën jetë njerëzish kur ai u rrënua pothuajse në tërësi nga tërmeti. Kurse krejt afër këtij të fundit, përballë tij më saktë, gjendej edhe hotel “Lublana”, i futur në listë për rrënim nga shkatërrimi që i erdhi nga tërmeti.

InDoks ka hasur në vështirësi në identifikimin e pronarëve të hoteleve e pallateve që u rrënuan ose janë dëmtuar rëndë, pasi që Qendra Kombëtare e Bizneseve, një agjenci e ngjashme me atë të Bizneseve në Kosovë, jep pak mundësi identifikim.

Por, këto raportime kanë spikatur sidomos dy emra biznesmenësh: Enver Shala e Hazir Gashi. Enver Shala,  biznesmen i njohur për ndërtimesh pa leje në qytetin e Durrësit, përveç këtyre ndërtimeve që e përfshin edhe rrëzimin pasi kishte konstruksioneve të vendosura sipër ndërtesës madje edhe nga era, poashtu edhe për kërcenimet të inxhinierëve të ndërtimit nga biznesmeni.

Enver Shala i Kosovës, që ishte edhe kandidat i Nismës SocialDemokrate të Fatmir Limajt në zgjedhjet e fundit në Kosovë, ka mohuar se është pronari i këtij biznesi. Ky shtetas i Kosovës madje ka treguar që për shkak që mban emër të njëjtë me biznesmenin nga Shqipëri, disa herë është ndaluar nëpër kufi me kërkesë të Interpolit dhe lirohej veç pasi kuptohej se ai nuk është Enver Shala i Shqipërisë. Ai ka paralajmëruar edhe padi ndaj mediave shqiptare.

Biznesmeni shqiptar, Enver Shala në anën tjetër ka një histori problemesh me gjykatën që nga viti 2013. Ishte raportuar se atë vit atij i është prishur edhe një tjetër biznes, siç ishte kompleksi Kamelia në Durrës. Ai po ashtu ishte ndërtuesi i një tjetër pallati gati 30 katësh në afërsi të portit të Durrësit, ku 8 kate shtesë ishin pa leje. Shala me një vendimin të datës 17 maj 2014 të gjykatës së Durrësi është arrestuar për “Ndërtim pa leje”.

Pas emrit të tij, më i përmenduri në këtë histori ishte ai i ish-deputetit të Partisë së Edi Ramës, Hazir Gashi. Ai ka aksione të plota në biznesin “DRANOVA”. Edhe pse dokumentet nuk japin shumë të dhëna se sa pallate ka ndërtuar firma e tij, e që janë dëmtuar nga tërmeti, raportimet nga mediat shqiptare thonë se se ai ka ndërtuar me dhjetëra sosh. Dhe madje me mungesë cilësie.Në një letër publike ai ka thënë që asnjë nga objektet që firma e tij ka ndërtuar nuk ka prishje serioze, derisa pret që pas verifikimit të dihen saktësisht edhe dëmet e tjera që janë shkaktuar në këto objekte.

Po ashtu ai ka mohuar se firma e tij është drejt falimentimit.

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks