Kryetari i Durrësit ishte dhe pronarë i biznesit që shiste beton, flet Lubonja për InDoks

Kryetari i Durrësit ishte dhe pronarë i biznesit që shiste beton, flet Lubonja për InDoks

Ish kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako, përveç pozitës si udhëheqës, ishte edhe  pronar i kompanisë së betonit në Durrës.

Analisti, Fatos Lubonja, në një intervistë për InDoks ka folur për rolin Vangjush Dako, në periudhën 2007-2019, në ndërtimin e pallateve të Durrësit. Ai u pasua në post nga Valbona Sako që u detyrua që të jepte dorëheqje pas komenteve të saj skandaloze që është e lumtur që kishte vetëm 50 viktima në tërmetin e fundit.

“ As nuk diskutohet që është farsë sepse përgjegjësit kryesore të kësaj janë ata që kanë në dorë edhe Prokurorinë dhe kontrollojnë në kokë sa për t’ia hedhur njerëzve përgjegjesitë e mëdha, një ekonomi kriminale, që është ndërtuar  në rrjet total. Ju kei parasysh kryetari i Bashkisë së Durrësi është kapur me përgjime dhe trafikantë, ky është një nga ata masakruesit, imagjinon kryebashkiak dhe shef i betonierkës të Durrësit, ai që duhet të shes beton dhe të pasurohet, beton që jep njerëzve dhe lejet për ndërtimet mbledh votat për Partinë Socialiste”, është shprehur Lubonja.

Vangjush Dako njihet edhe si “Gjush Betoni”, pasi që një numër i madh i lejeve ndërtimore që e mbushën Durrësin me ndërtesa të larta u dhanë në mandatin e tij. Ai u hetua nga Prokuroria edhe në aferën e përgjimeve ku flitet për blerje votash, por u përmend edhe në një sërë aferash ku një prej tyre ishte edhe ndikimi i mundshëm i tij për lirimin nga burgu të një të dënuari për vrasje. Në anën tjetër, përfaqësuesi i Shoqatës së Ndërtuesve shqiptar, një pjesë të mirë të përgjegjësisë ia hedh shtetit shqiptar. Ai ka pak shpresë që dikush do të ndalë para drejtësisë.

Tërmeti i nëntorit në Shqipëri më shumë se sa numrin e madh të viktimave, që rritej nga çasti në çast ngriti edhe shumë pyetje. Kjo katastrofë natyrore a e ekspozoi Shqipërinë si një shtet para kolpasit nga korrupsioni? Nark-shteti, siç njihet së fundi Shqipëria e drejtuar nga Rilindja e Edi Ramës, sa ka gisht në numrin e viktimave? Si u bë që një shtet që ka mbi 100 vite ekzistencë nuk pati as qen për kërkim- shpëtim? As pajisje të domosdoshme për ekipet? As ekspertë për dëmet, që i solli nga Zvicra? Por pyetja kryesore mbetet ende pa përgjigje: A është përgjegjëse për numrin e viktimave mafia e ndërtimit në Durrës që u rrit nën qeverisjen e Partisë Socialiste?InsajderiIndoks