“Është absurde” – gazetari shqiptar komenton taksën për kamionët me ndihma nga Kosova

“Është absurde” – gazetari shqiptar komenton taksën për kamionët me ndihma nga Kosova

“Absurde dhe shumë të pavend”, e ka cilësuar gazetari shqiptar Muhamed Veliu, taksën e Rrugës së Kombit ndaj automjeteve që nga Kosova dërguan ndihma për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Në një intervistë për Insajderin, Muhamed Veliu, i cili raportoi me orë të tëra nga Thumana ditën kur ky vend u godit nga tërmeti, e ka cilësuar të pa nevojshëm rezistencën e shoqërisë koncesionare të autostradës Milot-Durrës për ta mbajtur taksën edhe ndaj automjeteve që dërgonin ndihma nga Kosova në Shqipëri pas 26 nëntorit.

“Personalisht mua më duket e tepërt që ata njerëz që sollën ndihma u munduan në Kosovë dhe kaluan kufirin dhe paguan 5 euro, mua më duket shumë absurde”, ka nënvizuar Veliu. “Shumë e pa vend”.

“Nuk e di se kush e ka marrë atë vendim që edhe kamionët me ndihma të taksoheshin por për mendimin tim është absurde dhe tërësisht e pa nevojshme”, ka thënë gazetari i Top-Channel.