Hajdar Beqa: VV-LDK po shtyhen për interesa shumë të vogla

Hajdar Beqa: VV-LDK po shtyhen për interesa shumë të vogla

Hajdar Beqa nga Partia Demokratike e Kosovës në emisionin Frontal në T7 ka folur për bisedimet VV – LDK për koalicionin qeverisës.

Beqa tha se që nga paslufta nuk ka pasur asnjë parti që ka dalë e para nga zgjedhjet e ka marrë vetëm 29 deputetë.

“Unë nuk du me i komentu premtimet  e z.Kurti, ende pa e marrë mandatin, edhe pse me një rezultat jo mas luftës nuk ka pasur asnjë parti me 29 deputetë me shpall fitoren, asnjë parti nuk ka qenë me ma pak se 30 deputetë, PDK i kishte 37, edhe në atë kohë z.Kurti thoshte nuk e kanë përkrahjen e qytetarëve, tash me 29 deputetë thotë e kam përkrahjen e qytetarëve”, shton ai, derisa thotë se është i befasuar edhe nga LDK-ja që si parti e dytë po thonë se kanë fituar.

“Mu më befasojnë edhe partia e dytë kur thotë na kena fitu. Unë nuk i besoj premtimeve të z.Kurtit, arsyeja nga e kaluara, çka ka deklaru në fushatë, para fushatës, e tash po shihet se nuk është një person kredibil. Ne  kemi pa se ka deklaru se e kemi të kryer marrëveshjen me LDK-në ajo po shihet se për interesa shumë të vogla janë tu i shty”, ka deklaruar Beqa.