Haradinaj nënshkruhet si deputet, mirëpo vendin pritet t’ia lëshojë këtij biznesmeni

Haradinaj nënshkruhet si deputet, mirëpo vendin pritet t’ia lëshojë këtij biznesmeni

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është regjistruar si deputet sot në Kuvendin e Kosovës.

“Kosova ka treguar demokraci të lartë në procesin e ri zgjedhor dhe uroj që ë legjislaturë të arrijë të adresoj çështjet tejet të rëndësishme për popullin e Kosovës”, ka shkruar ai në Facebook.

Por, me gjasë Haradinaj do ta lëshojë postin në legjislativ.

Vendin e tij pritet ta zë biznesmeni nga Mitrovica, Gazmend Abrashi.