Raportuan rrejshëm se vajza e Linda Ramës bashkjeton me Gent Cakajn – Gjykata dënon gazetarin dhe 7 portale

Raportuan rrejshëm se vajza e Linda Ramës bashkjeton me Gent Cakajn – Gjykata dënon gazetarin dhe 7 portale

Vajza e bashkëshortes së kryeministrit Edi Rama, Linda Ramës, Rea Xhillari, ka fituar gjyqin e hapur në muajin prill 2019 për shpifje me gazetarin Artur Zheji dhe 7 portale të tjera online të cilat botuan një lajm se kinse “Rea Xhillari bashkëjeton me Gent Cakajn”.

Dosja.al ka siguruar vendimin e Gjykatës së Tiranës, ku shihet se gjyqtari Julian Haxhiu ka vendosur që pala e paditur që ka humbur gjyqin t’i paguajë Xhillarit një dëshpërblim, si edhe të heqë lajmin e botuar e më pas të publikojë edhe përgënjeshtrimin.

Sipas vendimit të gjykatës secila nga portalet detyrohen t’i paguajnë Xhillarit një shumë të caktuar si  dëmshpërblim si edhe shpenzimet gjyqësore.

“Syri.net, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Standart.al, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Telegraf.al, 100 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Boldnews.al paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Artur Zheji dhe 360 gradë.al, 300 mijë lekë të reja, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

Faxweb.al, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja

JOQ Albania, paguan shpenzimet gjyqësore 49 mijë e 485 lekë të reja”.

Pas lajmit të publikuar nga këto media, Millari përmes një letre publike pati thënë se reagimi dhe e  vetmja shpresë e saj kundër padrejtësive është gjykata.

Lajmin e kishte cilësuar si shpifje edhe ministri I Punëve të Jashtme Cakaj, i cili po ashtu kishte thënë se do të ballafaqohej në Gjykatë me autorët e lajmit.