Biznesmeni izraelit ndihmon shqiptarët pas tërmetit

Biznesmeni izraelit ndihmon shqiptarët pas tërmetit

Izraeliti, Jonny Daniels, drejtori ekzekutiv i organiztës “From the Depths” ka ndihmuar shqiptarët e Shqipërisë të cilët janë prekur nga tërmeti.

Daniels është shprehur se ai nuk ka mundur vetëm të dërgoj një çek me para por ka treguar se ka kërkuar më shumë për t’iu ndihmuar atyre.

“U takova me ambasadorin shqiptar në Poloni dhe i thash se cfarë mund të bëjmë sepse nuk mund të dërgoj vetëm një çek të madh me para sepse unë e kam një fondacion të vogël dhe ajo cfarë kam bërë është që ne të vazhdojmë ndihmën dhe ne sollëm gazetarë nga Polonia në Shqipëri për ta mbuluar krizën dhe për të treguar historinë humanitare”, ka thënë Daniels, për RTK.

Po ashtu ai ka përmendur edhe mërrdhëniet e mira që ka populli hebre me shqiptarët si nga Kosova ashtu edhe nga Shqipëria.

“Marrëdhënie në mes hebrenjve dhe shqiptarëve, daton qe një kohë të gjatë. Dhe do të vim përsëri në fund të janarit, me anëtar të parlamentit të izraelit, parlamentar britanik, polak për ta vetëm me fokus për t’i nderuar këta shqiptar të Shqipërisë dhe Kosovës. Dhe populli polak tash është i informuar për t’iu ndihmuar shqiptarëve kur ata kanë nevojë për ndihmën tonë”, ka thënë Daniels./Insajderi.com