Tre persona të lënduar nga rrëmbimi i autobusit në Skënderaj – Policia jep detajet

Tre persona të lënduar nga rrëmbimi i autobusit në Skënderaj – Policia jep detajet

Në Skënderaj një i mitur gjatë ditës së djeshme e ka rrëmbyer një autobus, të cilin e ka vozitur në një distancë të caktuar, duke shkaktuar një aksident që ka rezultuar me tre të lënduar dhe një veturë të dëmtuar.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i ka thënë Insajderit, se në këtë rast edhe shoferit të autobusit i është shqiptuar dënimi për mos sigurimin e mjetit transportues.

“Dje ka ndodhur një  aksident, ku një person i mitur rreth moshës 17 vjeçare e ka marrë autobusin dhe ka shkaktuar aksident me tre të lënduar. Rasti tashmë është duke u trajtuar si aksident me të lënduar. Po ashtu edhe shoferi ka marrë dënim për mos sigurimin e mjetit transportues duke mundur të hyj i dyshuari”, i ka thënë Zahiti, Insajderit.

 

Sipas dëshmitarëve që kanë rrëfyer për Indeksonline, i njëjti kishte probleme mentale, derisa ai është arrestuar më pas nga policia, ku është liruar pas gjysmë ore.

Në atë moment, për të shpëtuar dhe t’i vjen në ndihmë atij, në njërën anë, qytetari që ishte duke vozitur një Pick up të kuq ka vrapuar nga automjeti i tij, drejt derës së shoferit të autobusit, për të marr në dorë situatën./ Insajderi.com