Ambasadori britanik, optimist për koalicionin VV-LDK pas takimit me Mustafën

Ambasadori britanik, optimist për koalicionin VV-LDK pas takimit me Mustafën

Edhe përkundër faktit se kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga mbajtja e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ende nuk kanë arritur që ta kurorëzojnë bashkëpunimin e tyre me një koalicion për bashkëqeverisje.

Ndërkohë sot në selinë e partisë së Isa Mustafës ka qëndruar ambasadori i Britanisë së Madhe, Nocholas Abott, i cili ka paralajmëruar se një marrëveshje do të arrihet shumë shpejtë.

“Kisha një takim shumë të mirë me kryetarin e LDK-së, z.Mustafa më dha një mundësi shumë të mirë të dëgjoja nga ai se si po shkojnë negociatat rreth koalicionit dhe po shohim të ecim përpara dhe të kemi sukses sa më shpejtë dhe marrëveshja është çdo ditë e më afër”,  ka thënë për Indeksonline Nicholas Abbott.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe nënkryetarja e LDK-së Vjosa Osmani, por ajo që vlen të theksohet është fakti se ambasadori britanik ka pasur një takim kokë më kokë me Osmani.  Ata janë parë duke biseduar për më shumë se 10 minuta në  dalje të zyrave të LDK-së. Vjosa Osmani konfirmoi se edhe ajo ka qenë pjesë e takimit me ambasadorin britanik dhe tha se kanë diskutuar zhvillimet e fundit politike në vend.