VV-LDK vazhdojnë takimet, ja për çka s’po merren vesh

VV-LDK vazhdojnë takimet, ja për çka s’po merren vesh

As takimi i sontëm ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës nuk përfundoi me ndonjë marrëveshje për bashkëqeverisje

Bëhet e ditur se ajo që po e mban peng arritjen e një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës për krijimin e qeverisë së re të vendit janë kërkesat e LDK-së, të cilat për VV-në konsiderohen maksimaliste.

Siç ka mësuar Gazeta Express, LDK-ja ka mbetur prapa kërkesave që t’i marrë dy poste të larta – atë të presidentit dhe të kryeparlamentarit, si dhe 5 ministri, aq sa edhe Vetëvendosje.

Partia e Albin Kurtit ndërkaq insiston që këto kërkesa janë maksimaliste, dhe se LDK-ja duhet të heqë dorë nga ky qëndrim.