Serbia i përgjigjet Lunacekut: Haradinaj u lirua nga Haga pasi u vranë dëshmitarët

Serbia i përgjigjet Lunacekut: Haradinaj u lirua nga Haga pasi u vranë dëshmitarët

Drejtori i të ashtuquajturës Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq, i është kundërpërgjigjur raportueses për Kosovën në Parlamentit Evropian, Ulrike Lunaçek, e cila kërkoi nga BE t’i bëjë presion Serbisë për listën e INTERPOL-it.

Lunaçek e ka dhënë këtë deklaratë pas arrestimit të Ramush Haradinajt në pjesën franceze të Bazelit, i cili u ndalua në bazë të fletarrestit ndërkombëtar lëshuar nga Serbia në vitin 2004.

Gjuriq tha se Ramush Haradinaj dhe njerëzit nën komandën e tij duhet të përgjigjen kurdoherë për “krimet që kanë bërë”, raporton Tanjug, përcjell ksp.

“Ia rikujtoj deputetes së Parlamentit Evropian se procedurat kundër Haradinajt para Tribunalit të Hagës nuk kanë përfunduar pasi që janë vrarë dëshmitarët”, ka thënë Gjuriq.

Deklarata e Gjuriqit vjen pas deklaratës së Lunaçekut se BE-ja duhet të bëjë presion ndaj Serbisë për t’i hequr flet arrestet e dala afati./Insajderi.com