Fillon takimi Kurti-Mustafa, këto janë detajet e para

Fillon takimi Kurti-Mustafa, këto janë detajet e para

Kandidati për kryeministër nga VV, Albin Kurti, tashmë është takuar me kryetarin e LDK-së, Isa Mustafën.

Takimi ishte paralajmëruar në orën 16:00 ndërsa të dy partitë, sot kanë mbajtur mbledhjet e kryesive.

Dita e sotme ishte e mbushur me shkëmbime deklaratash në mes të dy figurave kyçe të LDK-së, Vjosa Osmanit dhe Agim Veliut, pasi ky i fundit e kritikoi pse ajo u paraqit dje në Kuvend në të njëjtën orë me Albin Kurtin e VV-së.

Albulena Haxhiu nga Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë ka thënë se nuk është asgjë e sigurt që do të arrihet marrëveshja me LDK-në, përderisa Besian Mustafa nga LDK, pas mbledhjes se kryesisë ka thënë se kanë përafrime me Vetëvendosjen.