Vazhdon saga Kurti-Mustafa – a do të arrijnë sonte marrëveshje?

Vazhdon saga Kurti-Mustafa – a do të arrijnë sonte marrëveshje?

Albin Kurti dhe Isa Mustafa janë duke vazhduar takimin brenda objektiti të Kuvendit.

Tashmë kanë kaluar rreth 3 orë nga nisja e takimit të dy lidervëve dhe ende s’është thënë asnjë informacion për mediat.

Mbetët të shihet nëse pas këtij takimi kaq të gjatë – Vetëvendosje dhe LDK do të arrijnë një marrëveshje për bashkëqeverisje.

Ndryshe gjatë ditës, Albulena Haxhiu e Vetëvendosje pas mbledhjes së kryesisë që kishin ka thënë se nuk është asgjë e sigurt që do të arrihet apo jo marrëveshja me LDK-në.

Përderisa Besian Mustafa nga LDK, pas mbledhjes se kryesisë ka thënë se kanë përafrime me Vetëvendosjen./Insajderi.com