VV e LDK nuk arritën marrëveshje as pas takimit për gati më shumë se tri orë. Zyrtarë nga këto dy parti pa" />

Ja çka tha Isa Mustafa pas takimit 3 orësh me Albin Kurtin

Ja çka tha Isa Mustafa pas takimit 3 orësh me Albin Kurtin

VV e LDK nuk arritën marrëveshje as pas takimit për gati më shumë se tri orë.

Zyrtarë nga këto dy parti para mediave thanë se do të shihet në ditët në vazhdim se si do të rrjedhin gjërat, dhe për hapat e mëtutjeshëm.

Nga ambientet e Kuvendit, më pas doli edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.

Kur u pyet nga gazetarët pse nuk pati marrëveshje me Kurtin ai tha “natën e mirë”.

Ndërkohë, nuk dihet se kur do të jetë takimi i radhës mes këtyre dy partive që nuk po arrijnë të gjejnë gjuhë të përbashkët për marrëveshje koalicioni.

Agim Veliu, nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, i ka thënë Insajderit, se “takimi do të ndodhë kur të thotë Zoti”./Insajderi.com