Mali i Zi: Vdes një polic i plagosur, tre të arrestuar nga Kosova

Mali i Zi: Vdes një polic i plagosur, tre të arrestuar nga Kosova

Polici kufitar malazez Milutin Lekoviq, 41-vjeç, i cili u plagos në Igalo sot gjatë një detyre pune, ka vdekur në një spital në Risan, dhe tre persona nga Kosova janë arrestuar lidhur me rastin, raportojnë mediat malazeze.

Sulmi ndodhi rreth orës 13:30, me rastin e ndalimit të tre personave nga Kosova, të cilët nuk kishin dokumente.

Polici kufitar u godit në kokë nga një armë zjarri, e cila dyshohet se ishte gjuajtur nga ulësja e pasme e një makine zyrtare nga njëri prej tre personave të ndaluar.

Të dyshuarit ikën pas të shtënave, në përpjekje për të kapërcyer kufirin, por u arrestuan rreth orës 17:00 në fushën e Sutorin.

Një burrë dhe një grua, të cilët ishin në shoqëri me sulmuesin, u arrestuan gjithashtu.