A po lëshon pe LDK për Presidentin – Flet Lutfi Haziri

A po lëshon pe LDK për Presidentin – Flet Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë sot se partia e tij është duke u munduar ta gjejë modalitetin e një presidenti koncensual, raporton Insajderi.

Kjo deklaratë vjen pasi që, mbrëmë nëpër rrjete sociale u shkëmbyen disa replika ndërmjet anëtarëve të VV-së dhe të LDK-së, sa i përket presidentit. Ndërsa duket se LDK, po mendon të lëshojë pe dhe ta gjejë një kandidat/e konsensual për president.

Haziri, tha për Periskopin se ditëve të fundit po punohet shumë që roli dhe përgjegjësia e partnerëve në institucionet e shtetit të definohen qartë në mënyrë që të mos lejohet dykuptimësi dhe mosmarrëveshje eventuale.

“Ne po mundohemi bashkërisht që ta gjejmë modalitetin e një presidenti konsensual, i cili në të ardhmen do t’i përfaqësojë interesat në frymën e Kushtetutës së Republikës. Ditëve të fundit po punohet shumë që roli dhe përgjegjësia e partnerëve në institucionet e shtetit, siç është Presidenca, Kuvendi, Qeveria dhe sektorët ekzekutiv, të definohen qartë në mënyrë që të mos lejohet dykuptimësi dhe mosmarrëveshje eventuale gjatë ushtrimit të mandatit të koalicionit në të ardhmen”, bëri të ditur, derisa komentoi edhe lajmet se Ministria e Kulturës do t’i shkojë minoriteteve.

“Është çështje që është duke u diskutuar brenda mënyra dhe forma e ndarjes dhe riorganizimi do të jetë çështje që partnerët do të vendosin se si do të duket qeveria në strukturë”, deklaroi ai./ Insajderi.com