Konfiskohen mallra pa dokumente në Bërnjak

Konfiskohen mallra pa dokumente në Bërnjak

Një person i komunitetit boshnjak është ndalur në pikën kufitare në Bërnjak dhe gjatë kontrollit, njësitë policore kanë gjetur dhe kanë konfiskuar mallra të ndryshme për të cilat nuk kishte dokumente.

Të njëjtit i janë gjetur në zarf edhe rreth 8 pasaporta të Bosnjës dhe Hercegovinës, për të cilat nuk posedonte autorizim.

Me vendim të prokurorit pasaportat janë konfiskuar dhe njoftohen pronarët për tërheqjen e tyre.