Isa Mustafa tregon për çka nuk janë pajtuar me Vetëvendosje

Isa Mustafa tregon për çka nuk janë pajtuar me Vetëvendosje

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, ka thënë se procesi i bisedimeve me Vetëvendosjen po vazhdon.

“Me qenë se procesi i bisedimeve po vazhdon dhe meqë ky proces nuk është i ngurtë, çdo ulje në tavolinë nënkupton mundësinë e një zgjidhjeje”.

Mustafa ka thënë se është e vështirë të gjendet zgjidhje nëse ato nuk ngurtësohen.

“Kjo ka qenë edhe arsyeja pse ne nuk kemi dhënë deklarata. Që të mos e shpërfaqim një situatë të themi që e kemi brenda sepse bisedimet kanë mospajtime edhe pajtime. Ne deri tash jemi pajtuar për shumë gjëra për programin qeverisës dhe ndarjen e përgjegjësive. Kanë mbetur edhe disa gjëra t’i diskutojmë edhe më tutje”, ka thënë Mustafa para gazetarëve pas takimit që ka pasur me kryetarët e degëve të LDK-së, shkruan Insajderi.

“Nuk dëshirojmë tash që të dalim dhe të nxjerrim sekuenca nga takimet tona, sepse ato pastaj po keqpërdoren po zhvillohen më tepër në ambientin e një politike populiste, sesa të një qëndrimi konstruktiv për të gjetur zgjidhje”.

“Ne po praktikojmë t’i njoftojmë kryetaret e degëve lidhur me ecurinë e bisedave që po zhvillojmë me Vetëvendosjen për koalicionin e mundshëm qeverisës”.

“Këtë po e bëjmë që të jemi transparent edhe para anëtarësisë tonë”./Insajderi.com