Kjo komunë në Kosovë ndalon ndezjen e fishekëzjarrëve gjatë festave të fund vitit

Kjo komunë në Kosovë ndalon ndezjen e fishekëzjarrëve gjatë festave të fund vitit

Komuna e Lipjanit përmes një njoftimi për media, ka bërë të ditur se kryetari Imri Ahmeti, ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekëzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike të komunës së Lipjanit si dhe në zonat e banuara, shkruan Insajderi.

Në këtë njoftim bëhet e ditur se ndalimi i fishekzjarrëve po bëhet më qëllim të mbrojtjes së ajrit dhe mjedisit nga ndotja si dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve.

“Kryetari i Komunës Imri Ahmeti sot ka marrë vendim për ndalimin e ndezjes së fishekëzjarrëve dhe mjeteve piroteknike gjatë festave të fund vitit në hapësirat publike të komunës së Lipjanit si dhe në zonat e banuara. Ndalimi i ndezjes së fishekzjarrëve dhe mjeteve piroteknike bëhet më qëllim të mbrojtjes së ajrit dhe mjedisit nga ndotja si dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.