Pozita e “shpikur” e Rexhep Hotit, i ka kushtuar shtetit mbi 500 mijë euro

Pozita e “shpikur” e Rexhep Hotit, i ka kushtuar shtetit mbi 500 mijë euro

Shteti nuk ka të ndalur dhënë para nga buxheti i saj mijëra euro, për Koordinatorin për Kulturë, Rini dhe Sport, Rexhep Hotin.

Në mbledhjen e 115 të qeverisë në detyrë, në krye me Ramush Haradinaj, ka ndarë 70 mijë euro për zyrën e Rexhep Hotit, ndonëse tashmë kjo qeveri është në fund të mandatit të saj.

Derisa në arsyetim për ndarjen e këtyre fondeve nuk ka pasur, por propozimi në mbledhjen e sotme të Qeverisë u bë nga zëvendëskryeministri Enver Hoxhaj që kërkoi nga kabineti aprovimi i kërkesës së kësaj zyre për ndarjen e 70 mijë eurove.

Kabineti aprovoi kërkesën dhe Ministria e Financave u obligua që të bëjë transferin e mjeteve. Mjetet u ndanë nga Fondi Rezervë.

Gazeta Insajderi, ka provuar të kontaktoj me Rexhep Hotin mirëpo nuk ka qenë i qasshëm.

Gazeta Insajderi, kishte raportuar edhe për skandalin e afro 300 mijë eurove për nxënësit fitues të “Garës së Kreativitetit Kulturor dhe Mendimit Kritik dhe Dituri“, tender ky që ishte dhënë nga Zyra e Kryeministrit mirëpo që ishte menaxhuar nga Rexhep Hoti.

Po ashtu edhe para pesë muajsh, Hoti kishte marr nga Qeveria e Kosovës, 159 mijë euro për një garë tjetër të quajtur, “Gara Republikane për Kreativitetet Kulturore dhe Mendim Kritik”.

Ndër tjera Hoti mbahet mend edhe për drekat dhe darkat që i kishin kushtuar mbi 22 mijë euro.

Drekat e Hotit i kishin kushtuar buxhetit të shtetit mesatarisht nga 1.400 euro secilin muaj, prej kur ishte emëruar koordinator nacional për Kulturë, Rini dhe Sport. Për shpenzime në tryezë të bëra gjatë 16 muajsh.

Për krejt këto ndarje të shumave, shteti gjithsej ka ndarë 251 mijë euro nga buxheti i saj për zyrën e shpikur të Rexhep Hotit.

Pozita e koordinatorit nacional është pozitë e cila është shpikur në mandatin e kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj.

Hoti ishte zgjedhur në këtë pozitë pas propozimit të Zyrës së Zëvendëskryeministrit Enver Hoxhaj dhe pas votimit të kabinetit qeveritar.

Funksioni i Koordinatorit Nacional për Kulturë, Arsim, Rini dhe Sport parasheh avantazhe për kryesin e funksionit; sidomos nëse krahasohen avantazhet e një koordinatori nacional me ato të zëvendësministrit.

Ndërsa paga e koordinatorit është e barasvlershme me pagën e ministrit. /Insajderi.com