Zyrtarë të LDK-së dhe VV-së, dërgojnë “selam” nga Prizreni për Kurtin dhe Mustafën

Zyrtarë të LDK-së dhe VV-së, dërgojnë “selam” nga Prizreni për Kurtin dhe Mustafën

Kryetari i Prizrenit që vjen nga VV, Mytaher Haskuka, dhe kryetari i degës së LDK’së në po këtë qytet, Anton Quni, kanë dërguar sinjale në kryeqytet për lidhje përfundimtare të marrëveshjes mes LDK’së dhe VV’së në nivel qendror.

“Bashkëpunimi ka filluar në Prizren, shpresojmë që shembulli jonë të ndjeket edhe në Prishtinë”, ka shkruar Haskuka në një foto të postuar së bashku me Qunin.

LDK dhe VV janë në fazat e fundit të arritjes së marrëveshjes për koalicion qeverisës.

LDK dhe VV janë dy partitë që kanë fituar zgjedhjet e 6 tetorit dhe kanë qenë në bisedime të vazhdueshme për lidhje të koalicionit dhe për përafrim të programit qeverisës.

Ndërkohë, mbrëmë edhe kryetari i komunës së Pejës, që njëherit është edhe anëtar i kryesisë së LDK’së, Gazmend Muhaxheri, ka deklaruar në një emision se arritja e një marrëveshje mes LDK’së dhe VV’së do arrihet deri më 26 dhjetor.