Flet Kurti pas dëshmisë në Prokurori kundër Thaçit dhe Veselit

Flet Kurti pas dëshmisë në Prokurori kundër Thaçit dhe Veselit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti, sot është intervistuar në Prokurorinë e Shtetit rreth kallëzimit penal ndaj presidentit Hashim Thaçi dhe kryetarit të PDK-së Kadri Veselit, lidhur me rastin e “Organizatës Syri i Popullit”, raporton Insajderi.

Ai pas intervistimit është deklaruar për media, ku ka treguar se është përgjigjur në gjitha pyetjet e këtij kallëzimi penal.

Kurti, po ashtu u shpreh optimist se organet e drejtësisë do të ngritim aktakuzë ndaj Thaçit dhe Veselit, pasi që, këta të fundit kanë akuzuar Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën duke thënë që janë pjesë e “Organizatës Syri i Popullit”.

“Kemi bërë këtë kallëzim penal meqenëse ata kanë deklaruar rrejshëm duke na akuzuar neve dyve lidhur me Syrin e Popullit. Na kanë akuzuar se kemi inspiruar dhe udhëhequr atë organizatë. Është për tu çuditur se si prokurori i rastit s’ka reaguar fare në atë kohë.

Më në fund ne e fituam këtë thirrjen nga prokuroria. Dhe u përgjigja në të gjitha pyetjet e këtij kallëzimi penal.  Kërkojë të shndërrohet në aktakuzë dhe në këtë mënyrë që të mundësohet një proces i drejtë për deklarimet e rrejshme që i kanë bërë këta dy”, është shprehur Kurti.

Ai ka përfunduar duke thënë se ky proces duhet të përfundojë me dënimin e Thaçit dhe Veselit./ Insajderi.com