Sindikata e Punëtorëve të RTK-së i reagon Abdullah Hotit

Sindikata e Punëtorëve të RTK-së i reagon Abdullah Hotit

Sindikata e Punëtorëve e RTK-së kanë reaguar ndaj Abdullah Hotit të LDK-së për ndërhyrjen në skemën programore të RTK-së.

Sipas tyre, kjo është e papranueshme dhe kundërligjore kur një anëtar kryesie tenton të diktojë përmes rrjetit Facebook, se çka duhet e çka jo të transmetojë mediumi publik.

“Ia rikujtojmë z.Hoti se RTK nuk e krijon skemën programore sipas diktateve të partive politike, por ashtu siç e vendos stafi profesional dhe bazuar në kërkesa të publikut nga i cili financohet RTK.

“SPERTK kërkon nga z. Hoti dhe partia e tij që pas krijimit të institucioneve të angazhohen sa më parë të miratojnë ligjin e ri të RTK-së dhe si partner qeverisës me Vetëvendosjen t’i sigurojnë edhe paratë për ndërtimin e objektit të ri të RTK-së”, thuhet në njoftimin e tyre.

Tuje, në njoftimin e tyre thuhet se nëse nuk e miratojnë ligjin e ri, do të rifillojmë çdo ditë me protesta para Kuvendit të Kosovës./Insajderi.com