Arsyeja pse në shesh po ndërpritet energjia elektrike – gjobiten disa pronarë të shtëpizave

Arsyeja pse në shesh po ndërpritet energjia elektrike – gjobiten disa pronarë të shtëpizave

Janë gjobitur dy shtëpiza që janë të vendosura në sheshet e Prishtinës, me rastin e festave të fundvitit, për arsye se kanë kaluar marrëveshjen e shfrytëzimit.

Drejtori i Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, Adonis Tahiri, përmes një postimi në llogarinë e tij në Facbook, ka shkruar se festën nëpër sheshe janë duke e prishur të papërgjegjshmit.

Tahiri ka treguar se faji i këtyre keqpërdoruesve në shesh po ndërprehet energjia elektrike nga mbingarkesa

“Festën nëpër sheshe, po e prishin të papërgjegjshmit. Mbingarkesa në rrjetin e energjisë elektrike, shpeshherë po shkakton prishje, dhe sheshet po mbesin pa rrymë për ora të tëra. Sot u detyruam të shqiptojmë edhe dy gjoba për shfrytëzuesit e shtëpizave, të cilët e kanë tejkaluar marrëveshjen e shfrytëzimit”, ka shkruar Tahiri.

Ndër tjera ai ka bërë të ditur se të gjithë ata që janë mbikqyrës të shtëpizave janë njoftuar me kohë.

“I kemi njoftuar me kohë: Në shkeljen e parë, marrin gjobë; Në shkeljen e dytë, iu merret e drejta e shfrytëzimit!”, ka shkruar Tahiri. /Insajderi.com

Festën nëpër sheshe, po e prishin të papërgjegjshmit. Mbingarkesa në rrjetin e energjise elektrike, shpeshherë po…

Gepostet von Adonis Tahiri am Mittwoch, 18. Dezember 2019