Zyrtari gjerman: Kurti dhe Mustafa mos të krijojnë lidhje dashuri, por mirëbesim

Zyrtari gjerman: Kurti dhe Mustafa mos të krijojnë lidhje dashuri, por mirëbesim

Zyrtari i lart gjerman, Christian Schmidt, ka thënë se Albin Kurti dhe Isa Mustafa nuk duhet të krijojnë lidhje dashuri, por të krijojnë mirëbesim.

“Ajo që ka rëndësi është besimi ndërmjet palëve dhe kjo është një çështje serioze”.

“Ekziston një rregull e artë: Kjo rregull mund të ju dëshpëroj juve si gazetar, por duhet ta them në qoftëse bisedimet për koalicion janë në vazhdim e sipër, rregulla është mikrofoni dhe jo telefoni”, ka thënë  Schmidt para mediave, shkruan Insajderi.

Dy zyrtarët gjermanë Peter Bayer dhe Christian Schmidt janë duke qëndruar në Kosovë. Mbrëmë të njëjtit janë takuar me Albin Kurtin, ndërsa sot me Isa Mustafën.