Dy anëtarët e Bundestagut gjerman, Peter Beyer dhe Christian Schmidt qëndruan sot në Kosovë në një përpjekje të shpejt për të përafruar qendrimet mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje. Madje të dytë dolën edhe folën përpara mediave për mendimet e tyre për koalcionin VV-LDK. Kërkuan që ai të ndodhë.
Kjo është hera e dytë që Gjermania në mënyrë serioze ka derguar njerëz për të ndërtuar Qeverinë e Kosovës. Herën e parë kishin punuar intensivisht në vitin 2014.
Andreas Schockenhoff, kishte zhvilluar takime ‘sekrete’ në Koosvë në pëprjekje për të arritur marrëveshjen dhe ia kishte dalë. Atëkohë Kosova kishte hyrë në një bllokadë 6 muajshe të mos krifjimit të institucioneve.
Schockenhoff, i cili nuk jeton më, kishte thënë se ky është koalicioni më i mirë për Kosovën për kohën.
Por cka thanë sot të dërguarit e Gjermanisë?
Deputeti Peter Beyer, që kishte qëndruar në Kosovë edhe para zgjedhjeve, për të mos lejuar koalicion parazgjedhor LDK-VV, tha se politika në Kosovë duhet të kuptojë përgjegjësinë.
Beyer shtoi më tej se ata nuk janë duke intervenuar apo interferuar në koalicionin mes VV-së e LDK-së, por se janë duke përquar mesazhe dhe këshilla.
Sipas tij dy partitë nuk duhet të flasin para mediave, por që të thërrasin njëra-tjetrën për takimin e radhës dhe ta përfundojnë kolalicionin.
“Pritjet tona janë që askush nuk duhet të provojë të ndajë palët për të ndërtuar qeverinë. Ky është mesazhi. Gjithashtu pritjet tona janë, që palët te jenë të relaksuara, të mos flasim për media, por të thërrasin njëra tjetrën në telefon dhe të caktojnë një takim”, ka shtuar tutje Beyer.
Të gjitha marrëveshjet e tjera politike në Kosvë, përjashto atë të PAN-it që ishte parazgjedhor, u ndihmuan nga amerikanët, të cilët si duket tani duan vetëm përfundim të dialogut dhe luftim të korrupsionit, dhe nuk kanë interes për emra.