Mbrëmë në orët e vona ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, shkruan Insajderi.
Rasti ka ndodhur në kafenenë “Anex”, ndërsa i plagosur ka mbetur Shaban Ramaj, truproj i Kryetares së Bordit të Telekomit, Besa Shatri. Plagosja ka ndodhur pas rrahjes në lokal në të cilin kanë qenë punëtorët e Telekomit.
Shaban Ramaj që ka mbetur i plagosur në këtë rast, është mik i deputetit të AAK-së, Bekë Berishës.
Insajderi mëson se Ramaj ka ardhur në pozitën e truprojës në kohën kur Besa Shatri është zgjedhur kryetare e bordit.
Deri më tani, policia Rajonale e Prishtinës nuk ka dhënë ndonjë njoftim për rastin. Insajderi do t’iu mbajë të informuar.