Trafikim droge, kontrabandë migrantësh – dyshimet dhe lidhjet e Shaban Ramjat me krimin

Shaban Ramaj, i plagosuri në ndejën e Telekomit, ka qenë i akuzuar për vepra penale që lidhen me trafik droge e kontrabandë me migrantë. Ai akuzohej se ne vitin 2011, bashkë me Dardan Blakaj, Ardisan Zogaj dhe Shefqet Zogaj, kanë kryer veprat penale, trafikim dorge, kontrabandë me migrantë, falsifikim i dokumenteve dhe armbajtje pa leje. Ramaj ishte kapur nga Inspektorati policorë në veturë bashkë me Behar Millakun nipin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës Reshat Millaku, të cilëve iu ishin sekuestruar 2 mijë euro.

Trafikim droge, kontrabandë migrantësh – dyshimet dhe lidhjet e Shaban Ramjat me krimin

Zëvendësdrejtori i Telekomit të Kosovës, Shaban Ramaj i cili u përfshi në përleshjen fizike me zëvendësdrejtorin tjetër të kësaj ndërmarrje Arsim Ramadanin, e që përfundoi si i plagosur, është i njohur për drejtësinë në Kosovë edhe për disa vepra tjera.

Ramaj është i përfshirë në  vepra penale bashke me policin Shefqet Zogaj, dhe Behar Millakun, djalit të vëllait të kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Reshat Millaku, shkruan Insajderi.

Në vitin 2012, ish-prokuroria e Qarkut në Prishtinë kishte ngritur aktakuzë ndaj Shaban Ramajt, Dardan Blakaj, Ardisan Zogaj dhe Shefqet Zogaj.

Sipas aktakuzës ata dyshoheshin për një sërë veprash të rënda penale, përfshirë, trafikim dorge, kontrabandë me migrantë, falsifikim i dokumenteve dhe armbajtje pa leje.

Këto vepra penale dyshohej se të akuzuarit i kishin kryer gjatë vitit 2011, shkruan Insajderi.

Akttakuza jepte detaje sesi të dyshuarit ishin përfshirë në këto vepra.

Sipas prokurorisë, të akuzuarit në bashkëkryerje, me qëllim që vetës t’i sjellin dobi pasurore të kundërligjshme, pas një marrëveshje paraprake, kanë bërë porosinë e substancës narkotike tek Shaban Ramaj nga Dardan Blakaj.

Me pas, sipas aktakuzës, i akuzuari Shaban Ramaj, narkotikun e ka marrë nga Shefqet Zogaj, i cili e ka marr nga Ardisan Zogaj, dhe pastaj Dardan Blakaj sasinë e narkotikut e ka plasuar në treg tek persona të ndryshëm, dhe të hollat ua ka kthyer personave hierarkik, shkruan Insajderi.

Tutje, në një dispozitiv tjetër të aktakuzës, thuhet se, dy të akuzuarit Shaban Ramaj dhe Dardan Blakaj, me qëllim që vetës t`i sjellin dobi pasurore, pasi që të dëmtuarve Arianit Bajraktari dhe Adnan Gashi, u kishin marr një sasi të konsiderueshme të të hollave gjoja për t`i dërguar në Amerikë, të njëjtit i kanë dërguar vetëm në Turqi, ku pas dy muajve të dëmtuarit janë kthyer në Kosovë pa arritur në destinacion.

Po ashtu, sipas aktakuzës, dy të pandehurit tjerë, Dardan Blakaj dhe Shaban Ramaj, janë marrë me falsifikim të dokumenteve, pasaportave biometrike, dhe sigurimin e vizave, duke i mashtruar kështu pesë të dëmtuar dhe duke marrë nga ta sasi të konsiderueshme të të hollave, por duke mos ua siguruar dokumentet e kërkuara.

Prokuroria gjithashtu i kishte ngarkuar të akuzuarit Dardan Blakaj, Shaban Ramaj dhe Ardisan Zogaj, edhe me vepër penale “mbajtja në pronësi, kontroll ose shfrytëzim të armëve”.

Në seancën e mbajtur në tëtor të vitin e kaluar të akuzuarit Dardan Blakaj, Shaban Ramaj Ardisan Zogaj dhe Shefqet Zogaj, ishin deklaruar të pafajshëm, shkruan Insajderi.

Gjykatën Themelore në Prishtinë, në qershor të këtij viti liroi nga akuzat “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve të rrezikshëm , dhe substancave psikotrope”, e “Kontrabandim me emigrant” Dardan Blakaj, Shaban Ramaj, Shefqet Zogaj dhe Ardonis Zogaj.

Shaban Ramaj, kishte qenë duke e drejtuar veturën në të cilën ishte edhe polici hetues Behar Millaku, që është nipi i nipin e Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës Reshat Millaku .

Millaku dyshohej se në krye të një grupi kriminal kishte kërkuar 300 mijë euro nga pronari i kompanisë së lojërave të fatit, “EGTK II” për t’ia mbyllur hetimet. Millaku dyshohet se cak të vetëm kishte zhvatjen.

Ai ishte duke u hetuar nga Inspektorati policor.

Millaku është arrestuar në dhjetor të vitit 2016, së bashku me ndërmjetësin e tij, Ilir Sadrijaj.

Por në veturën të cilën e drejtonte Shaban Ramaj ishin ndaluar nga Inspektorati Policor i Kosovës dhe me rastin e kontrollimit, i kishin sekuestruar shumën prej 2.000 euro.

Hetuesi Millaku kishte kërkuar nga Skënder Fetaj 300 mijë euro në këmbim të mbylljes së hetimeve kundër tij. Ndërmjetës i Millakut, Ilir Sadrijaj ishte takuar në Podgoricë me Fetajn. Marrëveshja mes tyre do, të mundësonte mbylljen e hetimeve.

Insajderi pati raportuar për këtë rast para tre vjetësh./Insajderi.com

Urdhërarrest për policin e dyshuar për lidhje me krimin

Premtimi i hetuesit Behar Millaku për mbyllje hetimesh në këmbim të ryshfetit