Pas 2 muajsh ndahen librat në vlerë prej 300 mijë euro, për të cilat shteti i kishte mashtruar 44 mijë nxënës

Pas 2 muajsh ndahen librat në vlerë prej 300 mijë euro, për të cilat shteti i kishte mashtruar 44 mijë nxënës

Pas 2 muajsh janë ndarë librat për 44 mijë nxënësit fitues të “Garës Nacionale në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik” dhe “Garës Nacionale të Diturosë”, për këtë garë Zyra e Kryeministrit kishte ndarë 300 mijë të cilat i kishte menaxhuar, Rexhep Hoti, Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport.

Gazeta Insajderi, para dy muajsh kishte raportuar për këtë skandal të zyrës së kryeministrit dhe koordinatorit nacional për Kulturë, Rini dhe Sport, sesi nxënësve fitues nuk iu kishin shpërndarë librat në vlerë prej 300 mijë euro.

Gjatë ditës së sotme, përmes një njoftimi për media, koordinatori Hoti, ka bërë të ditur se ka filluar shpërndarja e librave për fituesit e nivelit komunal.

Sipas këtij njoftimi  u janë shpërndarë libra 150 nxënësve fitues të komunës së Shtimes, prej tyre 83 të KKMK dhe 43 të Diturisë, ndërsa 24 nxënës fitues të klasave të para dhe të dyta të nivelit shkollor të garës së diturisë të cilët për shkak të moshës nuk e kanë vazhduar garën më tej.

“Të dashur nxënës, ju që jeni të parët në Kreativitet Kulturor dhe Mendim Kritik dhe në Dituri, ju që sot dëshmoni se truri i Kosovës është brilant, ju që dëshmoni se arsimi është diell dhe pa arsim as liria e as trashëgimia nuk ka kuptim, për ju ne sot kemi kënaqësinë të ndajmë nga një set libra, të cilët ua kemi premtuar dhuratë për arritjet tuaja. Me këto shpërblime po realizohen të gjitha premtimet për nxënësit. Suksese dhe qofshi gjithmonë faqebardhë”, kishte thënë sot Hoti.

25 kompani vendore i kishin hyrë garës për ta fituar tenderin në vlerë prej 300 mijë eurove, të hapur nga Zyra e Kryeministrit, për furnizim me libra dhe romane nga klasat 1 deri tek klasat e 12 të shkollave fillore dhe shkollave të mesme të Republikës së Kosovës.

Kishin kanë kaluar plotë 10 ditë pas kësaj date dhe librat nuk iu kishin qenë askund. /Insajderi.com

Lexon edhe hulumtimin:  Skandali i afro 300 mijë eurosh, shteti mashtron 44 mijë nxënës