Tri formulat alternative për bashkëqeverisjen LVV – LDK

Tri formulat alternative për bashkëqeverisjen LVV – LDK

Njohësi i çështjeve politike Blerim Vela ka përmendur tri formula potenciale alternative për arritjen e marrëveshjes qeverisëse LVV – LDK.

Vela thotë se nëse zgjidhja më e mirë është që të dyja palët të mos e marrin maksimumin, atëherë është mirë që t’i vënë në konsideratë këto opsione.

Vela pohon se opsioni i parë është që presidentin dhe kryeparlamentarin ta marrë LDK-ja, kryeministrin Lëvizja Vetëvendosje dhe të ketë mundësi që t’i zgjedhë e para shtatë ministri, kështu duke ia lënë LDK-së tri të tjera dhe Ministria e Punëve të Brendshme të jetë njëra ndër to.

“Opsioni B, Presidencën dhe Kryeministrinë LVV-ja, kryetarin e Kuvendit LDK-ja dhe të ketë mundësi të zgjedhë e para 7 ministri duke ia lënë 3 Vetëvendosjes, MPB-ja ndër to. Opsioni C, Presidencën LDK-ja dhe mundësinë e zgjedhjes e para të gjashtë ministrive, ndërsa Vetëvendosja kryeministrin, kryeparlamentarin dhe katër ministri, ndër to edhe MPB-ja”, ka nënvizuar Vela.

Vela tha se këto opsione ia mundësojnë partisë që nuk udhëheq me dy nga tre institucionet kyçe të ketë pushtet të zgjeruar në Qeveri.