Ish-filozofi i PDK-së, thumbon VV-në pas sondazhit: Mos na tregoni ëndërra elektorale

Ish-filozofi i PDK-së, thumbon VV-në pas sondazhit: Mos na tregoni ëndërra elektorale

Blerim Latifi, ka thumbuar Lëvizen Vetëvendosje, pas publikimit të sondazhit të tyre, që nëse do të ketë zgjedhje sërish, fituesi do të dilte partia e tyre.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Latifi ka shkruar se ka vdekur koha kur partitë në zgjedhje fitonin 42 përqind.

“Kohët kur një parti i fiton 42 përqind të votave, kanë vdekë bashkë me Ibrahim Rugovën. Mos na tregoni ëndrra elektorale, të cilave nuk u besoni as vetë. Deri tash seriozitetin e keni të barabartë me zero”, ka shkruar Latifi, ish-këshilltari i kryetarit të kuvendit, Kadri Veseli.

Gjatë ditës së djeshme nënkryetari i i VV-së, Bisnik Bislimi ka publikuar një sondazh të cilin e tregon se e kanë bërë ata vetë ku kanë pyetur qytetarët se nëse do të ketë zgjedhje të dielën e ardhshme këndë do ta votonin, ku sipas këtyre gjetjeve partia e tyre do të dilte e para. /Insajderi.com