Tërmeti i 26 nëntorit: Nëna që jeton ende nën çadra me fëmijën e sëmurë, kjo është thirrja e saj

Tërmeti i 26 nëntorit: Nëna që jeton ende nën çadra me fëmijën e sëmurë, kjo është thirrja e saj

Tërmeti që goditi Shqipërinë më 26 nëntor la shumë familje pa kulm mbi kokë.

Sot në kushtet e motit të ligë që po mbretëron, shumë prej tyre po detyrohen të jetojnë nën çadra.

Një nga këto është edhe familja Vathi nga fshati Murrçinë e Krujës.

Katër anëtarët e kësaj familje pas shembjes së shtëpisë nga tërmeti janë strehuar në këtë çadër, ku balta dhe reshjet e shiut e bëjnë jetesën më të vështirë.

E zonja e shtëpisë Dila tregon për ABC News se jetesa në çadër është shumë e vështirë pasi njëra nga vajzat është e sëmurë, ndaj i bëjnë apel shtetit për ndihmë.

Ajo bën thirrje ta ndihmojnë sepse e ka edhe vajzën e sëmurë.