Gazetarja ia kujton Zaevit kohën kur deklaronte se Kosova është zemra e Serbisë – Kjo është përgjigja e tij

Gazetarja ia kujton Zaevit kohën kur deklaronte se Kosova është zemra e Serbisë – Kjo është përgjigja e tij

Kryeministri në largim Zoran Zaev pati një intervistë për emisionin “Direkt” në televizionin serb TV Pink, ku foli për situatën në rajon, shqiptarët në Maqedoninë e Veriut, Marrëveshjen e Prespës etj. Ai u zu ngusht kur u pyet për deklaratën e tij para se të vinte në pushtet që kishte thënë se Kosova është zemra e Serbisë.

Në intervistën tuaj të parë për “Kurir” serbe ju thatë se “Kosova është zemra e Serbisë”. A është Kosova zemra e Serbisë?, pyeti gazetarja.

Në këtë ai u mundua të dalë nga situata duke përdorur fjalor diplomatik, duke thënë se historia e Serbisë është e lidhur me Kosovën.

“Është e qartë për mua. Por në të njëjtën kohë edhe për ju, udhëheqjen serbe, e të gjithë qytetarët e Serbisë se ky problem ekziston dhe ai duhet të zgjidhet. Pse? Që Serbia të ecë përpara. Për ta çuar Kosovën përpara. Që të gjitha vendet e rajonit të ecin përpara, problemet duhet të zgjidhen. Nuk ishte e lehtë për mua, megjithëse ishte një çështje krejtësisht tjetër krahasuar me problemin e Kosovës që ekziston akoma. Por ai ekzistoi për 27 vjet dhe në fund u desh të pranonim. Unë besoj se përmes dialogut do të gjendet një zgjidhje, në fund të fundit, qëllimi është që të gjithë të jemi pjesë e familjes europiane”, tha Zaev.