Kurti merr mbështetjen e komuniteteve joshumicë për formimin e qeverisë

Kurti merr mbështetjen e komuniteteve joshumicë për formimin e qeverisë

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci ka thënë se partia e saj ka marr mbështetjen e komuniteteve jo shumicë për formimin e Qeverisë Kurti.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, Nagavci ka shkruar se Kurti është takuar gjatë ditës së djeshme me përfaqësues të këtij komuniteti. Derisa ka shtuar se vetëm VV-së ka bërë takim me ta dhe Ambasada e Amerikës, raporton Gazeta Insajderi.

“Dje bashkë me Kryetarin Albin Kurti, takuam përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë në Kuvendin e Kosovës. I takuam të gjithë bashkë dhe me sa di unë vetëm LV! dhe Ambasada Amerikane kanë arritur t’i takojnë të 10 deputetët njëkohësisht”, ka shkruar Nagavci.

Tutje ajo është shprehur se gjatë qeverisjes së tyre prioritet do të jenë përmbushja e pritjeve të qytetarëve.

“Në qeverinë Kurti prioritet do të jetë përmbushja e pritjeve të qytetarëve për ndryshim, e kjo u pa dhe në këtë takim.Të gjithë deputetëtët e komuniteteve jo shumicë, edhe një herë shprehën mbështetjen për Qeverinë Kurti dhe diskutimi u fokusua në të mirën e përgjithshme, në projektet që përmirësojnë jetën e të gjithë qytetarëve, në mbështetje të atyre që kanë më shumë nevojë e në ketë mënyrë në të mirën e secilit”, ka shkruar Nagavci. /Insajderi.com