Rama i drejtohet Veliajt: Nëse e sjell nevoja ti e ha edhe të gjallë gjelin e detit

Rama i drejtohet Veliajt: Nëse e sjell nevoja ti e ha edhe të gjallë gjelin e detit

Pasditen e sotme kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj ishin në familjen Belegu në Petrelë për t’i dorëzuar çelsat e shtëpisë së re, pasi banesa iu dëmtua pas tërmetit të 21 shtatorit.

Në komunikimin me familjen nuk kanë munguar as ironite e shkëmbyera me Veliajn, teksa ky i fundit pohoi se kishin sjellë edhe gjel deti, por nuk do e vinin në tavolinë.

Rama i tha kryebshkiakut se nëse vazhdonte me historinë sill lëngje e pi vetë, apo sill gjela e ha vetë nuk kishin gjë në terezi.

Ndërsa pasoi edhe batutën se “nëse do ishte nevoja ai do hante edhe …”, por nuk e përfundoi fjalinë.

Pjesë nga batutat:

Veliaj: Kemi sjellë edhe gjelin e detit, por nuk jemi duke e sjellë këtu.

Rama: Jo, mos ta hamë gjelin. Vetëm gjelin mos ta hamë.

Veliaj: Jo, jo, jo nuk është i gatuar.

Rama: Se me këto teoritë që sjell lëngun e pi vetë, sjell gjelin e ha vetë nuk vazhdohet.

Veliaj: Është i pa bërë gjeli.

Rama: Nëse e sjell nevoja ti ha edhe ashtu po.