“Jo unë i pari, jo unë i pari” – Konjufca tregon se kush fitoi në zgjedhjen e ministrive

“Jo unë i pari, jo unë i pari” – Konjufca tregon se kush fitoi në zgjedhjen e ministrive

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca, ka thënë se partia e tij ka bërë shumë lëshime në raport me LDK-në.

Konjufca, në “Debat Plus”, ka thënë se në fillim të bisedimeve me LDK-në prioritet ishte që tavolina e bisedimeve të “shkarkohet” nga disa çështje që nuk janë prioritet.

Ai ka thënë se  gjatë këtij rrugëtimi Lëvizje Vetëvendosje ishte shumë konstruktive.

“Vetëvendosje ka bërë koncesionin e parë duke e lënë partnerin të zgjedh e para ministrinë. Kompromisi i dytë ishte ndarja e barabartë e ministrive me LDK-në. Kjo nuk është pak. Kompromisi i tretë ka qenë që LDK të ketë zëvendëskryeministrin e parë. Kompromisi i katërt është që Vetëvendosje ka qenë e gatshme ta negociojë edhe postin e kryetarit të Kuvendit. Ndërsa kompromisi i pestë ka qenë gjeneroziteti sa i përket akomodimit të programit të LDK-së në qeverisje”.

Nënkryetari i Vetëvendosjes thotë se këto pesë kompromise nuk janë pak për të shkuar drejt marrëveshjes.

Ai thotë se LDK nuk po bën kompromise shumë në lidhje me pozitën e presidentit ku edhe sipas tij ka ngecur procesi.