Vetëvendosje propozoi Vjosa Osmanin për Presidente – Kjo është përgjigjja e Isa Mustafës

Vetëvendosje propozoi Vjosa Osmanin për Presidente – Kjo është përgjigjja e Isa Mustafës

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, pas mbledhjes së kryesisë së LDK-së i ka dhënë opsionin e fundit për Vetëvendosjen për arritjen e marrëveshjes, para së të shkohet në seancën konstituive të Kuvendit.

Ndërkohë që ka deklaruar se nuk e pranojnë propozimin e Lëvizjes Vetëvendosje që Vjosa Osmani të jetë kandidatja për presidente.

“Ata kanë të drejtë të propozojnë kë të duan por edhe LDK ka qëndrimin e vet se ne nuk duam të hyjmë në relacion koalicioni me një propozim. Unë mendoj qe një propozim të tillë nuk do ta pranojnë as Vjosa Osmani as të tjerët. Ne e votojmë nëse e propozojnë një kandidat të tyrin por ne u propozojmë kandidatët tanë”, tha Mustafa.

Mustafa, tha se çështja e presidentit nuk është çështje që është hapur tani, por ekziston prej fillimit të negociatave me LVV-në.

“Çështja e presidentit ka qenë pjesë e marrëveshjes qe është definu me u zgjedh mes bisedimeve të liderëve të të dy partive. Korrupsionin duhet ta luftojmë bashkërisht. Nuk mundemi me nda një ministri për ambicie të një partie. Nëse e shohin këtë si pengesë se drejtorin e policisë në bazë të kushtetutës e zgjedh kryeministri dhe kjo nuk është asnjë pengesë që të mos ketë mekanizma ligjor me luftu. Nuk e shoh arsye që LVV është më e gatshme me luftu korrupsionin e LDK nuk është se edhe ne i kemi marrë 28 deputetë për me luftu korrupsionin e me zhvillu ekonominë qytetarët kanë besu qe e bëjmë këtë”, tha ai.