Këta janë deputetët e PDK-së dhe Nismës që nuk kanë shkuar në Kuvend

Këta janë deputetët e PDK-së dhe Nismës që nuk kanë shkuar në Kuvend

Ministrat e PDK-së, përveç Bedri Hamzës nuk po marrin pjesë në seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës dhe rrjedhimisht nuk do të betohen si deputetë.

Uran Ismaili, Enver Hoxhaj, Abelard Tahiri nga PDK dhe Endrit Shala, Fatmir Limaj nga Nisma Socialdemokrate nuk kanë shkuar në seancën e sotme të Kuvendit.

Këta deputetë, të cilët janë ministra në largim të qeverisë, kanë vendosur që të mos betohen që të ruajnë mandatin e ministrit.

Mirëpo, seanca konstituive nuk konsiderohet e mbyllur pa u emëruar kryetari i Kuvendit, e që rrjedhimisht, pasi që nuk ka marrëveshje për kreun e kuvendit nga LDK e VV, seanca nuk mbyllet sot.

Ndryshe, sot seanca konstituive ka filluar në orën 15:00 dhe ka tri pika të rëndit të ditës.

Pikë e parë e seancës do të jetë formimi i komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, për t’u pasuar me betimin e deputetëve.

Seanca konstituive përmbyllet me zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit.