Këta janë dy nënkryetarët e zgjedhur nga komunitetet

Këta janë dy nënkryetarët e zgjedhur nga komunitetet

Me 92 vota për, 2 kundër, 2 abstenime, Sllavko Simiq nga Lista Serbe, dhe Fikrim Damka nga komunitetet pakice janë zgjedhur gjithashtu nënkryetarë të Kuvendit të Kosovës.

Kuvendi i Kosovës në pozitën e nënkryetarëve të parë ka zgjedhur Arberie Nagavcin, Kujtim Shalën dhe Memli Krasniqin,  me 104 vota për , një kundër dhe tri abstenime.

Lëvizja Vetëvendosje  ka propozuar si nënkryetare të parë të Kuvendit,  deputeten Arbërie Nagavci. Propozimin e bëri lideri i VV’së, Albin Kurti.

Ndërsa LDK propozoi për këtë pozitë  Kujtim Shalën. Nga PDK është propozuar Meli Krasniqi.