Deputetet e PDK-së u dërguan flamuj kombëtar – Reagon deputeti i VV-së: E kishim një më të madh

Deputetet e PDK-së u dërguan flamuj kombëtar – Reagon deputeti i VV-së: E kishim një më të madh

Deputeti i LVV-së, Agon Batusha iu ka reaguar deputetes së PDK-së, Ganimete Musliut dhe Time Kadrijaj të AAK-së, që sot gjatë seancës konstituive ua dërguan deputetëve të Lëvizjes nga një flamur kombëtar.

Batusha i ka falënderuar deputetet Musliu dhe Kadrijaj për flamujt, mirëpo, ka shtuar se LVV e kishte marrë me vete paraprakisht flamurin kombëtar në seancë.

“I falënderojmë deputetet znj. Time Kadria dhe znj. Ganimete Musliu që na sollën nga një flamur kombëtar të vogël në Kuvend kur bëmë betimin. Ndonëse ne tashmë e kishim një më të madh të tillë te rreshti i pare”, ka shkruar Batusha.