Qëndrimi zyrtar i VV-së: Glauk Konjufca është i ditur

Qëndrimi zyrtar i VV-së: Glauk Konjufca është i ditur

Glauk Konjufca sot është zgjedhur kryetar i Kuvendit të Kosovës.

Lëvizja Vetëvendosje pak kohë pas këtij momenti e ka shpërndarë një komunikatë zyrtare në të cilën nuk kanë munguar lëvdatat për nënkryetarin e Vetëvendosjes.

“Kjo pozitë, sipas vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, i takon subjektit fitues. Dhe Glauk Konjufca, nga Lëvizja VETËVENDOSJE! u votua me 75 vota në krye të Kuvendit të Republikës”.

“Me këtë rast Lëvizja dëshiron t’i urojë anëtarët e simpatizantët e saj, por edhe popullin e Kosovës. Në krye të legjislativit tashmë qëndron një njeri i ditur, i pakorruptuar, me integritet të lartë moral e kombëtar”, thuhet në komunikatën e VV-së, shkruan Insajderi.