“VV kushtëzohet të bashkëpunojë me LDK-në edhe nëse shkohet në zgjedhje”

“VV kushtëzohet të bashkëpunojë me LDK-në edhe nëse shkohet në zgjedhje”

Avokati Dastid Pallaska, në emisionin Pressing, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kushtëzohet të bashkëpunojë me Lidhjen Demokratike të Kosovës edhe nëse shkohet në zgjedhje. Madje edhe nëse VV’ja del më mirë se në zgjedhjet e tetorit.

“VV’ja është e kushtëzuar të bashkëpunojë me LDK’në edhe nëse shkohet në zgjedhje dhe VV’ja del më mirë se në zgjedhjet e kaluara”, është shprehur Pallaska.

Ai madje tha se sot është ndërtuar mekanizmi që po i provokon zgjedhjet

“Mendoj që ideja është me shku në zgjedhje të reja, sot është ndërtu mekanizmi me u provoku zgjedhjet”, ka thënë Pallaska.

Ndërsa për postin e presidentit mendon se zgjedhja e tij është përgjegjësi e koalicionit qeverisës.

“Përgjegjësinë kryesore për zgjedhjen e presidentit e ka koalicioni qeverisës”, shtoi Pallaska.