Bllokohet rruga Budva-Ulqin, mërgimtarët shqiptarë nuk po mund të kalojnë

Bllokohet rruga Budva-Ulqin, mërgimtarët shqiptarë nuk po mund të kalojnë

Rruga Budva-Ulqin në Malin e Zi është bërë e pakalueshme.

Kjo për shkak se ajo është e bllokuar dhe mërgimtarët shqiptarë që po kalojnë në atë pjesë nuk po mund të qarkullojnë.

Indeksonline ka siguruar pamje nga rruga, ku shihet se shumë vetura janë bllokuar dhe nuk po mund të lëvizin.

Serbët në Malin e Zi janë duke bërë protesta për të kundërshtuar projekt-ligjin mbi komunitetet fetare.

Kjo mund të jetë edhe një nga arsyet se pse ajo rrugë është e bllokuar dhe e pamundshme për lëvizje.